San Antonio e Boston fitojnë jashtë fushe
Boston fitoi 128-96 ndaj Philadelphia dhe tashmë udhëheq 3-1 serinë e ndeshjeve çerekfinale mes tyre në Konferencën e Lindjes. Takim i komanduar nga miqtë, ku u dalluan Pritchard me 32 pikë dhe Tatum me 30 pikë.
Po në Lindje, skuadra e Toronto ka barazuar 2-2 serinë e ndeshjeve pas fitores 93-89 arritur sot ndaj Cleveland. Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, ku për kanadezët, Barnes dhe Ingram realizuan nga 23 pikë secili.
Humbjen e parë pësoi në këto çerekfinale skuadra e Lakers, që u mund 115-96 nga Houston në shtëpinë e këtij të fundit. Të gjithë titullarët e Houston realizuan mbi 16 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
Skuadra e San Antonio udhëheq 3-1 serinë e takimeve pas fitores 114-93 ndaj Portland, në një sfidë të komanduar nga miqtë. Fox me 28 pikë dhe Wembanyama me 27 pikë u dalluan për Spurs, që janë një fitore larg gjysmëfinaleve.

