Rritje e tarifave për automjetet kineze, Pekini sinjalizon “hakmarrje” ndaj planeve të BE-së

Rritje e tarifave për automjetet kineze, Pekini sinjalizon “hakmarrje” ndaj planeve të BE-së

Ministria e Tregtisë e Kinës ka paralajmëruar se do të hakmerret nëse Brukseli vazhdon me planet për të vendosur tarifa për automjetet elektrike të prodhimit kinez (EV), sipas Politico, duke cituar një letër dërguar shefit të tregtisë së BE-së.

Makinat elektrike kineze shiten në BE me çmime dukshëm më të ulëta se prodhimet evropiane, një boshllëk që Brukseli ia atribuon ndihmës financiare që qeveria kineze ofron për firmat vendase.

Vlera e importeve të BE-së të automjeteve elektrike kineze u rrit në 11.5 miliardë dollarë në 2023, nga vetëm 1.6 miliardë dollarë në 2020, duke përbërë 37% të të gjitha importeve të automjeteve elektrike në bllok, sipas firmës kërkimore Rhodium Group.

Shtatorin e kaluar, Komisioni Evropian nisi një hetim kundër subvencioneve që mund të rezultojë në tarifa shtesë për të kompensuar përdorimin e dyshuar të ndihmës shtetërore. BE aktualisht aplikon një taksë 10% për të gjitha automjetet elektrike të importuara.

Sipas gazetës, Ministria Kineze e Tregtisë i ka dërguar një letër prej pesë faqesh shefit të tregtisë së BE-së, Valdis Dombrovskis, duke shprehur “bezdi” me hetimet dhe duke kërkuar një rivendosje për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm. BE-ja pritet të shpallë tarifat e përkohshme për automjetet elektrike kineze në ditët në vijim.

 

MARKETING