Rreth 2000 vëzhgues dhe gazetarë vendas dhe të huaj do t’i ndjekin zgjedhjet

Rreth 2000 vëzhgues dhe gazetarë vendas dhe të huaj do t’i ndjekin zgjedhjet

Gjithsej 2246 vëzhgues, përkthyes dhe gazetarë të huaj janë akredituar për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit. Vëzhguesit vendas janë më të akredituarit – 1303. Zgjedhjet do të monitorohen nga 860 vëzhgues të huaj, për nevojat e të cilëve janë punësuar 85 përkthyes. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, 83 gazetarë të huaj janë akredituar për të raportuar për zgjedhjet.

Më së shumti vëzhgues vendorë janë akredituar nga Asociacioni për zhvillimin e inovacioneve sociale “WAKE UP” Shkup – 966, pastaj Fondacioni Rom për Demokraci – 162, Civil – 82, Qendra për Hulumtime të Sigurisë – 46, Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Strategji Ohër – 20, Qendra Kombëtare Rome Kumanovë – 14, Shoqata për Promovim dhe Zhvillim Gjithëpërfshirës Kumanovë – 12 dhe Qendra Maqedonase për Zhvillim Kulturor – një vëzhgues.

Misioni i posaçëm i vlerësimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR ka akredituar 411 vëzhgues, 14 ekspertë dhe 31 përkthyes, shumica e vëzhguesve, të huaj. Asambleja Parlamentare e OSBE-së (AP) ka akredituar 138 vëzhgues, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup – 69 vëzhgues dhe 33 përkthyes, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës – Komisioni ad hoc për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 33 vëzhgues dhe 20 përkthyes, Iniciativa për Dialog dhe Demokraci Silba 30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – Republika e Kosovës – 13, Parlamenti Evropian – 12 dhe të tjerë.

83 gazetarë dhe punonjës mediatikë të huaj nga mediat më të mëdha ballkanike dhe rajonale, si dhe nga Reuters, Associated Press, Al Jazeera, France Press.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit u vëzhgua nga 1601 vëzhgues, gjegjësisht 915 vëzhgues vendas dhe 544 të huaj, si dhe 84 përkthyes dhe 58 gazetarë të huaj.

MARKETING