Regjim i posaçëm në autostradën Shkup – Kumanovë afër Milladinovcit

Regjim i posaçëm në autostradën Shkup – Kumanovë afër Milladinovcit

Prej orës 11:00, në korisnë e djathtë të autostradës Shkup – Kumanovë është vendosur ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit me ç’rast gjatësia prej 1.000 metrave, korsia e rrugës për ndalje të detyrueshme dhe korsia për vozitje do të jenë të mbyllura, përderisa komunikacioni po zhvillohet nëpër korsinë e majtë të rrugës për tejkalim.

Siç kumtuan nga LAMM, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. ntensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për hyrje në shtet është rreth gjysmë ore. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth gjysmë ore. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 1 korriku deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në Maqedoni vendoset regjim veror i qarkullimit me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda të mallrave me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavave dhe në ditët me temperatura të larta ekstreme.

Terminet janë si në vijim:

-e premte prej orës 17:00 – 22:00

-e shtunë prej orës 09:00 deri 18:00 dhe

-e diel prej orës 09:00 deri 22:00.

Në rrugën magjistrale A2 seksioni: Shkup – Ohër – Shkup ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese masa e përgjithshme e të cilave kalon 7,5 tonë gjatë fundjavave, në intervalet e ardhshme:

-e premte prej orës 15:00 – 22:00,

-e shtunë prej orës 07:00 deri 12:00 dhe prej 18:00 deri 24:00 dhe

-e diel prej orës 07:00 deri 22:00.

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 01.04.2024 është e hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë.

MARKETING