Raundi i parë i takon Interit, fiton 2-0 ndaj Milanit

Raundi i parë i takon Interit, fiton 2-0 ndaj Milanit

Një fillim i furishëm i Interit në pjesën e parë, i siguroi atyre që të kenë epërsi në raundin e parë kundër Milanit në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve.
Në minutën e tetë të takimit, ishte Edin Dzeko ai i cili i solli epërsi Interit, ndërsa tre minuta më vonë, Mkhitaryan shënoi golin e dytë të takimit.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, kryesisht me një Milan shumë konfuz, duke e vuajtur sigurisht mungesën e Leaos.
Në pjesën e dytë Milani luajti më mirë duke krijuar disa raste, por pa arritur që ta zbus rezultatin.
Ndeshja e kthimit e sheh favorit Interin për të kaluar në finalen e madhe, megjithatë, ndoshta fakti se Leao mund të jetë gati për këtë ndeshje, i jep shpresë milanesëve. /SHENJA/

MARKETING