Maqedonia e Veriut kërkon pikët e para në transfertën ndaj Skocisë

Maqedonia e Veriut kërkon pikët e para në transfertën ndaj Skocisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sonte do të përballet me Skocinë në Gllazgou, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kombeve, raporton SHENJA. Të përzgjedhurit e Goce Sedlloskit synojnë të ndërpresin serinë negative, pasi në katër ndeshjet e para kanë pësuar po aq humbje, pa arritur të shënojnë asnjë gol. Për këtë takim Maqedonia e Veriut do të jetë pa sulmuesin Bojan Miovski, i cili nuk është ftuar për shkak të minutazhit të vogël te Gllazgou Rejnxhërs.

MARKETING

Shik.mk

Në ndeshjen e fundit mes këtyre dy përfaqësueseve, Skocia fitoi 2-0 në Shkup. Skocezët aktualisht kanë katër pikë dhe synojnë fitoren për të siguruar mbijetesën në Ligën B. Historia e përballjeve është në favor të Skocisë, e cila ka tri fitore në pesë ndeshje, ndërsa Maqedonia e Veriut ka një fitore dhe një barazim. Përballja Skoci – Maqedoni e Veriut luhet sonte në stadiumin “Hampden Park” me fillim në orën 20:45. /SHENJA/

MARKETING