Raporti nga vizita punuese në Gjykatën e Apelit në seancë të Këshillit gjyqësor

Raporti nga vizita punuese në Gjykatën e Apelit në seancë të Këshillit gjyqësor

Këshilli gjyqësor në seancën e sotme të 427-të duhet ta shqyrtojë raportin nga vizita e punës së Gjykatës së Apelit – Shkup.

Vizita e punës duhet të japë përgjigje për veprimin e Gjykatës së Apelit për lëndët “Target-Fortesa”, “Thesari”, “Transportuesi” dhe “Alfa” në kuptim të respektimit të afateve ligjore, veprimet e ndërmarra nga ana e gjykatësit dhe ligjshmëria në vendosjen në kuptim të asaj nëse ka marrë pjesë gjykatësi, i cili e ka plotësur kushtin e moshës për pension.

Vendimin për vizitën e punës, Këshillit gjyqësor e ka marrë në senacë urgjente vitin e kaluar, pas reagimeve në opinion, pasi Gjykata e Apelit Shkup i ka miratuar ankesat e të akuzuarve për lëndën “Target-Fortesa” dhe e ka kthyer në veprim të sërishëm para Gjykatës penale themelore – Shkup rastin me përgjimin masiv dhe shkatërrimin e pajisjes së DSK-së.

Në rend të ditës së seancës së 427-të të Këshillit gjyqësor, mes tjerash janë edhe shqyrtimi i Raportit nga vizita e punës të Gjykatës së Apelit Gostivar dhe konfirmimi i ndërprerjes së funksionit të gjykatësit për shkak të plotësimit të kushteve të moshës për pension.

 

MARKETING