Maqedonia e Veriut u obligua të fillojë dhe në mënyrë prioritare t’i zbatojë ndryshimet kushtetuese me qëllim që në Kushtetutë t’i përfshijë edhe qytetarët të cilët jetojnë në kufijtë e shtetit dhe të cilët janë pjesë e popujve të tjerë, me çka vendi do të konfirmohet si shembull i mirë për shoqëri multietnike, ceket në Raportin e Komisionit evropian për përparimin e vendit në të cilin MIA pati qasje.
“Pas Konferencës së parë ndërqeveritare për procesin e negociatave për inkuadrim në BE me Maqedoninë e Veriut në korrik të vitit 2022, shqyrtimimi analitik i së drejtës së BE-së (skriningu) përparoi pa pengesa. Maqedonia e Veriut u kyç në mënyrë aktive dhe tregoi nivel të lartë të përkushtimit gjatë procesit të skriningut. Raporti për skrining për Klasterin 1 – ‘Bazat’ u prezantua në Këshill në korrik të këtij viti“, ceket në dokument.
KE-ja thekson se me padurim pret ndjekje të shpejtë dhe vendimtare të raportit të skriningut për Klasterin 1, përfshirë edhe në raport me udhërrëfyesit e vendit në pajtim me Kornizën për negociata, e tëra me qëllim që të hapet Klasteri i parë deri në fund të këtij viti.
Në Raport ceket se si vend i cili negocion me BE-në, Maqedonia e Veriut duhet t’i zbatojë reformat lidhur me anëtarësimin në Union, përfshirë edhe në sferat e gyjqësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat në administratën publike dhe menaxhimin me financat publike dhe furnizimin publik.

Sipas KE-së, vendi vazhdoi plotësosht të harmonizohet me të gjitha vendimet e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së pas agresionit rus ndaj Ukrainës, ndërkaq kontribuoi edhe në përballjen me rrjedhat e emigracionit drejt BE-së përmes bashkëpunimit për realizim të Planit të aksionit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.