Rapidi nxjerr në shitje dy futbollistët shqiptarë, një prej tyre vendos rekord historik

Rapidi nxjerr në shitje dy futbollistët shqiptarë, një prej tyre vendos rekord historik

Rapidi i Bukureshtit nxjerr në merkato dy futbollistët shqiptarë, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani. Sipas mediave rumune, dy sulmuesit kanë oferta konkrete dhe pritet të largohen gjatë kësaj merkatoje verore.

Konkretisht, Ermal Krasniqi është pranë transferimit te Sparta e Pragës aty ku do të bashkohej me dy shqiptarë të tjerë si Qazim Laçi dhe Indrit Tuci. Oferta e çekëve është me një vlerë prej 2.5 milionë euro dhe pritet që në ditët e ardhshme të ketë zhvillime të tjera për lojtarin që këtë sezon në elitën rumune shënoi gjashtë gola.

Ndërkohë, sa i takon Albion Rrahmanit është klubi i Rangers në Skoci që shfaq interes. Gjigandët skocezë janë të gatshëm të shpenzojnë deri në gjashtë milionë euro për shërbimet e 23-vjeçarit që në këtë sezon shkëlqeu duke shënuar 17 gola në 25 ndeshje.

Nëse ky transferim do të mbyllej me sukses, atëherë Rrahmani do të shndërrohej në lojtarin më të shtrenjë që shitet nga Rapidi i Bukureshtit. Kujtojmë se pjesë e Rapidit të Bukureshtit është edhe ish-lojtari i Tiranës, Florent Hasani.

MARKETING