Radev: Bullgaria gjithmonë e ka mbështetur Maqedoninë e Veriut në momentet më të vështira

Bullgaria e ka mbështetur gjithmonë Maqedoninë e Veriut në momentet e saj më të vështira dhe të gjitha vendet e rajonit tonë i kanë vënë qëllim vetes anëtarësimin në Evropën e Bashkuar. Mirëpo, për fillimin e negociatave për hyrjen në BE duhet një pjekuri evropiane, plotësimi i një sërë kriteresh, ndër të cilat është i detyrueshëm respektimi i të drejtave të njeriut, tha presidenti bullgar Rumen Radev në një intervistë për “Kathimerini”

Ai shtoi se në muajt e fundit “ne kemi qenë dëshmitarë të dështimit të ambicieve të deklaruara të RMV për integrim evropian, pas një numri të madh krimesh të urrejtjes ndaj bullgarëve vendas”.

“Djegia dhe demolimi i klubeve kulturore bullgare në RMV dhe dhuna ndaj bullgarëve në vend zbulojnë një situatë që është më afër të kaluarës së errët të Ballkanit sesa të ardhmes së tyre evropiane”, tha Presidenti bullgar.
Radev përkujtoi se edhe Bullgaria edhe Maqedonia e Veriut e kanë pranuar propozimin e presidencës franceze me Këshillin e Bashkimit Evropian.

MARKETING