Qoku: Bindjet e mia e politike përkojnë me ato të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Qoku: Bindjet e mia e politike përkojnë me ato të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, përmes një shkrimi e ka sqaruar angazhimin e tij politik.

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Qokut:

Një sqarim i nevojshëm për çështjen e angazhimit tim politik, qëndrimeve dhe deklarimeve të mia:

Dua të theksoj që unë së pari jam shqiptar i Maqedonisë së Veriut dhe qytetar i këtij vendi. Kam vetëm shtetësinë e MV. Pra, angazhimi im politik në këtë vend nuk është i një të huaji, por i dikujt që ka lindur, rritur dhe jeton këtu bashkë me familjen.

Së dyti, bindjet e mia e politike përkojnë me ato të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ku jam edhe aktivist edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në këtë subjekt politik mbi 10 vjet.

Së treti, si aktivist politik unë kam të drejtën për të pasur qëndrim për zhvillimet politike dhe për ta shprehur atë, si deklarativisht ashtu edhe përmes angazhimit konkret. Ato që i konsideroj si nevojë të kohës i shndërroj edhe në angazhim konkret në terren. Kam marrë pjesë si një qytetar i shqetësuar në shumë protesta në MV të organizuara nga shoqëria civile e këtushme.

Së katërti, unë në asnjë rrethanë për çështje të angazhimit politik në Maqedoninë e Veriut nuk kam reagur si zyrtar shtetëror i Republikës së Kosovës, por si qytetar dhe aktivist politik në Maqedoninë e Veriut.

MARKETING