(VIDEO) Lumani: Nëse nuk vendoset tabela edhe shqip, do të ndjekim rrugën ligjore

(VIDEO) Lumani: Nëse nuk vendoset tabela edhe shqip, do të ndjekim rrugën ligjore

 

MARKETING

Shik.mk

Tabela në hyrje të Mega Parkut në komunën e Butelit në gjuhën shqipe vazhdon të mbetet një kërkesë e pazgjidhur. Këshilltarët shqiptarë thonë se ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare nga Inspektorati për Zbatimin e Gjuhëve, të cilit i janë drejtuar me kërkesë për inspektim. Këshilltari i AKI-së Linkest Lumani për TV SHENJA, deklaroi se inspektorati ka dalë në terren, por se Komuna e Butelit e ka orientuar drejt Qytetit të Shkupit, duke pretenduar se kompetencat për këtë çështje i takojnë këtij institucioni. Ndërkohë, siç tha ai, as nga Qyteti i Shkupit nuk kanë marrë përgjigje konkrete. Ai thotë se përkundër tabelës, këshilltarët shqiptar kanë ngritur çështje edhe për më shumë problematika në këtë komunë, ku siç thotë ai, shkelen të drejtat e shqiptarëve.

LINKEST LUMANI KËSHILLTAR NGA AKI

“Edhe shumë e shumë gjëra të tjera të përfshira në gjuhën shqipe, siç janë edhe dokumentet e komunës së Butelit që qytetarët e Butelit të kenë qasje më të lehtë dhe mos e kenë të vështirë për problematikat e tyre ditore. Për momentin ende jemi në pritje. E dimë që Inspektorati për zbatimin e gjuhëve ka dalë në terren, ka qenë në komunën e Butelit, por nga komuna e Butelit i kanë adresuar në qytetin e Shkupit, duke thënë se qyteti i Shkupit i ka kompetencat për këtë problematikë. Informacioni tjetër që e kemi nga njerëzit, nga inspektorati thonë që në qytetin e Shkupit kanë hasur në vesh të shurdhër, i kanë mbyllur derën dhe se kanë kërkuar nga ata të japin kërkesë me shkrim që të mund të inspektojnë problematikën”.

Lumani thotë se edhe Komuna e Butelit distancohet nga kjo problematike nën arsyetimin se është në kompetencat e qytetit të Shkupit. Ai duke folur për komunën tha është shumë e afërt koha që komuna e Butelit të udhëhiqet nga një shqiptar.

LINKEST LUMANI, KËSHILLTAR I AKI-SË

“Komuna e Butelit, pa dyshim, një ditë do të frymojë edhe në shqip. Ne do ta kemi kandidatin tonë dhe ai do të triumfojë në atë fitore, sepse nga e kaluara kemi eksperiencë të pamundurën e kemi bërë të mundur. Kemi marrë kryetarin e parlamentit kryeministrin e parë dhe shumë e shumë institucione tjera i kemi udhëhequr për here të parë si shqiptar dhe kemi qenë të sukseshëm, Dhe pse jo komuna e butelit meriton të ketë një kryetar komune shqiptar dhe besoj se do të jetë më mire për të gjithë banorët e asaj komune”.

Lumani duke iu referuar kërkesës për çështjen e tabelës në gjuhën shqipe tha se në rast se nuk do të marrin përgjigjje pozitive nga institucionet kompetente do të ndjekin rrugë të tjera ligjore.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING