QMK: Shtatë zjarre aktive, dy nën kontroll dhe 13 të shuar

QMK: Shtatë zjarre aktive, dy nën kontroll dhe 13 të shuar

Deri në orën 18:00, në vend janë regjistruar gjithsej 22 zjarre në ambient të hapur. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), shtatë prej tyre janë ende aktive, dy janë vënë nën kontroll, ndërsa 13 janë shuar.

MARKETING

Description of image

Zjarret aktive janë raportuar në disa zona të vendit. Në territorin e komunave Studeniçan dhe Zelenikovë, zjarre janë regjistruar në fshatrat Moranë, Vërtekic dhe Gaber, në pyll të përzier, si dhe në Batincë. Aktiv është edhe zjarri në fshatin Paligrad, ku përfshihen bimësi e ulët dhe pyll.

Në zonën e Vidushit, pranë fshatit Dragov Doll dhe në fshatin Llokvicë, zjarri ka përfshirë bimësi të ulët, pyll me kërcell të ulët dhe shkurre.

Zjarri është aktiv edhe në fshatin S’lp, në komunën e Gorno Sello, ndërsa një tjetër vatër është regjistruar në territorin e komunave Veles dhe Zelenikovë. Ky zjarr është zgjeruar drejt fshatrave Karabunjishtë, Buzallkovë, Dobrinë dhe Tisovicë, ku janë përfshirë bimësi e ulët, pyll lisi dhe shkoze, si dhe pyll cilësor lisi.

Vatra aktive janë evidentuar edhe në fshatrat Kopancë dhe Tudencë në Komunën e Jegunovcit, me zgjerim drejt fshatit Bojanë në Komunën e Sarajit, ku është përfshirë pyll i përzier.

Një zjarr aktiv është raportuar edhe në fshatin Çanishte të Komunës së Prilepit, në zonë me bimësi të ulët.

Dy zjarre nën kontroll

Nën kontroll janë vënë zjarret në deponitë e mbeturinave në fshatin Zheleznicë, në rajonin e Kratovës, si dhe në Dellçevë.

13 zjarre janë shuar

Sipas QMK-së, gjatë ditës janë shuar zjarre edhe në disa komuna të tjera:

  • Komuna e Kumanovës: fshati Tabanoc, në vendin e quajtur Slanishtë – bimësi e ulët.
  • Komuna e Krushevës: fshatrat Aldanci dhe Norovo – bimësi e ulët dhe pyll lisi i degraduar me kërcell të ulët.
  • Komuna e Krushevës: fshatrat Borino dhe Zhitoshe – bimësi e ulët dhe pyll lisi i degraduar.
  • Komuna e Prilepit: vendi i quajtur Toçila – bimësi e ulët dhe drithëra.
  • Komuna e Dollnenit: fshatrat Vrapçe dhe Belo Pole – bimësi e ulët.
  • Komuna e Manastirit: fshati Kazhani – bimësi e ulët.
  • Komuna e Resnjës: një fermë në Resnjë – fidanë molle.
  • Komuna e Shtipit: fshati Balkanska – bimësi e ulët.
  • Komuna e Zhelinës: fshati Cerovë – bimësi e ulët, shkurre dhe pyll me kërcell të ulët.
  • Komuna e Dojranit: fshati Furka – bimësi e ulët dhe manaferra.
  • Komuna e Strugës: fshati Delogozhdë – bimësi e ulët.
  • Komuna e Rosomanit: fshati Rosoman – deponi.
  • Komuna e Studeniçanit: rruga nga fshati Koliçan drejt fshatit Pagarushë – bimësi e ulët dhe mbeturina.

Qendra për Menaxhim me Kriza vijon të monitorojë situatën dhe të koordinojë aktivitetet për përballimin e zjarreve aktive.

MARKETING