Qeveria ul akcizën për derivatet e naftës, priten çmime më të ulëta për benzinën dhe dizelin

Qeveria ul akcizën për derivatet e naftës, priten çmime më të ulëta për benzinën dhe dizelin

Qeveria, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, miratoi vendim për përcaktimin e llojit të energjensave, periudhës kohore dhe mënyrës së llogaritjes së akcizës, duke krijuar mundësi për uljen e akcizës për derivatet e naftës. Masa pritet të reflektohet me ulje të çmimeve të benzinës dhe dizelit.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se Qeveria po vazhdon të ndërmarrë masa proaktive për zbutjen e pasojave të krizës në Lindjen e Mesme.

“Po e monitorojmë me kujdes situatën dhe po reagojmë në kohë, me qëllim që të mbrojmë ekonominë dhe standardin e jetesës së qytetarëve”, shkroi ministrja.

Sipas saj, ndërhyrja në akcizë do të ndihmojë në stabilizimin e çmimeve të derivateve të naftës, ndërsa në mënyrë indirekte do të ndikojë edhe në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të tjera.

“Do të vazhdojmë me këtë qasje të përgjegjshme edhe në periudhën e ardhshme. Do ta monitorojmë gjendjen dhe do të ndërmarrim masa në kohë, konkrete dhe reale për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët, me synim mbrojtjen e standardit të jetesës dhe forcimin e ekonomisë, e cila që nga fillimi i mandatit tonë ka shënuar një trend të shpejtë rritjeje”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

MARKETING