Qeveria e RMV-së planifikon punësimin e 400 zjarrfikësve

Për ballafaqimin me zjarret gjatë periudhës verore, Qeveria me Planin Operativ për vitin 2025 parashikon punësimin e 400 zjarrfikësve.
MARKETING
“Me këtë masë, si Qeveri synojmë të arrijmë reagim të shpejtë dhe në kohë për të parandaluar zjarret që janë më të pranishme gjatë periudhës verore. Për parandalimin e zjarreve pyjore, këto 400 persona do të punësohen në komunat ku ka më shumë nevojë. Gjithashtu, Plani Operativ për punësim për vitin 2025 përfshin edhe punësimin e 600 personave të papunë që do të angazhohen në punë të përgjithshme dhe projekte komunale nga infrastruktura dhe mbrojtja e mjedisit jetësor në nivel lokal”, njoftojnë nga Qeveria.