Qeveria e miratoi propozimin për shkarkimin e prokurorit publik Lupço Kocevski

Qeveria në mbledhjen e sotme e miratoi propozimin për shkarkimin e prokurorit publik Lupço Kocevski, informojnë nga Qeveria.
Pas përfundimit të procedurave qeveritare, ai do t’i dërgohet Këshillit të Prokurorëve Publikë, nga ku, në përputhje me afatet ligjore, Këshilli duhet të dërgojë mendim brenda 15 ditëve.
Më 11 shkurt 2025, Qeveria ka marrë vendim që të iniciojë procedurë për shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit Kocevski, i cili në këtë pozitë është zgjedhur një vit më parë dhe mandati i tij zgjat gjashtë vjet.