Qendra Kulturore “Yiğit Paşa” shënon 10 vjetorin me panel kushtuar Medresesë “Meddah” dhe traditës së tasavvufit në Ballkan

Qendra Kulturore “Yiğit Paşa” shënon 10 vjetorin me panel kushtuar Medresesë “Meddah” dhe traditës së tasavvufit në Ballkan

Në kuadër të 10 vjetorit të themelimit të Qendrës Kulturore “Yiğit Paşa” (Yigit Pasha) në Shkup, mbrëmë u organizua panel diskutimi me temë: “Medreseja e Meddahut dhe tradita e tesavvufit nga e kaluara deri në ditët e sotme”, i cili u karakterizua nga një pjesëmarrje e gjerë nga përfaqësues të institucioneve fetare, organizatave joqeveritare, botës akademike dhe sferës mediatike.

Me këtë rast, në kuadër të diskutimit mbi historinë e Medresesë “Meddah” dhe traditën e tasavvufit nga e kaluara deri në ditët e sotme, panelistët, Prof. Dr. Süleyman Baki dhe Prof. Dr. Metin Izeti, gjatë diskutimeve para të pranishmëve, theksuan rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe historike të Medresesë “Meddah”, qëndresës së saj heroike gjatë sistemit komunist jugosllav, si dhe mbi vlerat që ka provomuar kjo vatër e dijes fetare dhe kombëtare në trevat shqiptare. Përveç kësaj, temë diskutimi gjithashtu ishte edhe tradita historike e tasavvufit nga e kaluara deri në ditët e sotme në gjeografinë e Ballkanit.

Në këtë panel diskutimi, që u mbajt mbrëmë në ambientet e Qendrës Kulturore “Yiğit Paşa” (Yigit Pasha) në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, të pranishëm gjithashtu ishin edhe familjarët e hoxhallarëve të diplomuar nga Medreseja “Meddah”. Ndryshe, paneli i diskutimit u moderua nën udhëheqjen e drejtorit të Qendrës Kulturore “Yiğit Paşa”, Emin Ismaili.

MARKETING