Putin: Rusia do të vazhdojë të forcojë aftësitë luftarake të flotës së nëndetëseve

Putin: Rusia do të vazhdojë të forcojë aftësitë luftarake të flotës së nëndetëseve

Presidenti rus, Vladimir Putin, të premten tha se Moska do të vazhdojë të forcojë aftësitë luftarake të flotës së nëndetëseve dhe të zhvillojë njësi detare moderne e të lëvizshme për t’iu kundërvënë kërcënimeve të reja detare, raporton Anadolu.

Duke folur në një takim për zhvillimin e forcave ruse të nëndetëseve bërthamore në qytetin portual Severodvinsk, Putin theksoi rolin e Marinës në mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë së vendit.

Ai tha se të gjithë komponentët e Marinës ruse duhet të jenë të gatshëm për t’iu kundërvënë kërcënimeve që vijnë nga detet dhe oqeanet.

Putin vuri në pah përpjekjet e viteve të fundit për forcimin e aftësive luftarake të Marinës, veçanërisht të flotës së nëndetëseve.

Ai tha se Rusia ka vënë në shërbim 18 nëndetëse gjatë tetë viteve të fundit, përfshirë pesë nëndetëse bërthamore të pajisura me raketa balistike.

Sipas presidentit rus, nëndetëse të tjera janë në ndërtim e sipër, ndërsa po zhvillohet edhe infrastruktura mbështetëse.

“Ne do të vazhdojmë të rrisim në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme potencialin luftarak të njësive të flotës sonë të nëndetëseve dhe të zhvillojmë njësi të balancuara e të lëvizshme, të pajisura me armatim modern, të afta për të përmbushur në mënyrë efektive misionet e tyre në një mjedis ushtarako-politik që po ndryshon me shpejtësi”, tha Putin.

Ai shprehu bindjen se forcimi i flotës së nëndetëseve dhe i Marinës në tërësi do ta ndihmojë Rusinë në arritjen e objektivave të saj ushtarake.

Putin theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkërendimit të kapaciteteve të sektorëve të ndryshëm dhe komunitetit të biznesit për të mbështetur zhvillimin e forcave detare.

Ai tha se këto përpjekje do t’i mundësojnë Rusisë të vazhdojë të forcojë pozicionin e saj në oqeanet e botës.

Deklaratat e Putinit u bënë gjatë vizitës së tij në Severodvinsk, në bregdetin e Detit të Bardhë, në rajonin e Arkhangelskut, në veriperëndim të Rusisë.

Më herët të premten, ai mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në nëndetësen Perm, një nëndetëse bërthamore e gjeneratës së katërt, e klasit Yasen-M.

Sipas një deklarate të Kremlinit, Perm ë

MARKETING