PTHP Shkup me udhëzime për procedurat urgjente për vepra penale kundër sigurisë në komunikacion

PTHP Shkup me udhëzime për procedurat urgjente për vepra penale kundër sigurisë në komunikacion

Prokuroria Themelore Publike mbajti një takim koordinues me shërbimet policore të SPB Shkup të cilëve u dha udhëzime konkrete për veprim më efikas në situata kur rrezikohet siguria në komunikacion.

Nga PPTh-ja njoftojnë se pas këtij takimi, janë dhënë udhëzime deri te Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup, të cilat duhet të zbatohet në mënyrë urgjente në situata kur:
– aksidenti është shkaktuar nga shofer/shoferë të cilët nuk posedojnë patentë shofer,
– gjatë kalimit në të kuqe në semafor,
– tejkalim i dukshëm i shpejtësisë,
– në gjendje të dehur,
– ngasje në korsinë e kundërt si dhe
– kalim në vijë të plotë.

“Procedurë urgjente do të udhëhiqet edhe në situata kur shoferi e ka lëshuar vendin e ngjarjes dhe nuk i ka dhënë ndihmë këmbësorit të lënduar apo personave të tjerë. Veprimi i shpejtë i policëve në këto situata do t’u mundësojë prokurorëve publikë që ta kryejnë vlerësimin dhe me çfarë masash do të duhet ta sigurojë kryerësin gjatë procedurës penale dhe t’i mbrojë qytetarët nga përsëritja eventuale e veprës”, njoftohet mes tjerash nga PPTh-ja.

Për këtë, në këto situata:
– raporti për dukuritë penale përveç se në sektorë të punëve të brendshme, do të duhet të dorëzohen edhe në Prokurori.
– në rast të urgjencës dhe dënimit më të ashpër, të merret parasysh se nëse kryerësi është ndaluar edhe në raste të tjera nga policia për vepra të ngjashme.
– ngjarjet penale të jenë më të sakta, të detajuara dhe me të dhëna të sakta nga dëshmitarët dhe
– të fotodokumentohen shenjat e komunikacionit me rëndësi të veçantë në vendin ku ka ndodhur aksidenti.

 

MARKETING