PSG, Nasser Al-Khelaifi do të ulet personalisht me Messi-n për rinovimin
![PSG, Nasser Al-Khelaifi do të ulet personalisht me Messi-n për rinovimin](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/02/messi.jpg)
Me kontratën që skadon më 30 qershor me PSG-në, Leo Messi është në negociata me drejtuesit për rinovimin e kontratës. Drejtuesit parizienë janë ende optimistë, duke besuar se do të gjejnë gjuhën e përbashkët me argjentinasin.
Sipas medieve franceze deri më tani negociatat po ecin mirë dhe sipas tyre nuk ka asgjë konkrete apo të vërtet në lidhje me zërat e një rikthimi të mundshëm në Barcelonë.
Madje, në ditët në vijim do të caktohet një takim i ri mes palëve, presidentit Nasser Al-Khelaifi dhe Messi, për të diskutuar apo edhe caktuar kushtet e reja të kontratës, përfshirë dhe ato financiare, që pritet të përmirësohen ndjeshëm.