PSG, Nasser Al-Khelaifi do të ulet personalisht me Messi-n për rinovimin

PSG, Nasser Al-Khelaifi do të ulet personalisht me Messi-n për rinovimin

Me kontratën që skadon më 30 qershor me PSG-në, Leo Messi është në negociata me drejtuesit për rinovimin e kontratës. Drejtuesit parizienë janë ende optimistë, duke besuar se do të gjejnë gjuhën e përbashkët me argjentinasin.

Sipas medieve franceze deri më tani negociatat po ecin mirë dhe sipas tyre nuk ka asgjë konkrete apo të vërtet në lidhje me zërat e një rikthimi të mundshëm në Barcelonë.

Madje, në ditët në vijim do të caktohet një takim i ri mes palëve, presidentit Nasser Al-Khelaifi dhe Messi, për të diskutuar apo edhe caktuar kushtet e reja të kontratës, përfshirë dhe ato financiare, që pritet të përmirësohen ndjeshëm.

 

MARKETING