PSG-ja fiton titullin në Francë

PSG-ja fiton titullin në Francë

Paris Saint-Germaini e ka fituar titullin e pestë rresht dhe të 14-tin në elitën e futbollit francez.

PSG-ja të mërkurën mbrëma fitoi në udhëtim te Lensi 2:0, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 29-të.

Golat e fitores që e kurorëzuan PSG-në me titull kampioni, u shënuan nga Khvicha Kvaratskhelia, në minutën e 29-të dhe Ibrahim Mbaye, në minutën e 94-t.

Lensi ishte skuadra që luftoi deri në fund për titull në Francë, por nuk e pati forcën në xhirot e fundit.

PSG-ja e fiton titullin me 76 pikë, nëntë më shumë se Lensi i vendit të dytë.

Në Francë ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar.

MARKETING