PSD-ja “nuk dorëzohet”, Molliqaj: Vazhdojmë!

PSD-ja “nuk dorëzohet”, Molliqaj: Vazhdojmë!

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se partia e tij nuk mori rezultatin që ka pritur, por ka vendosur të mos dorëzohet në rrugën e saj.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, PSD-ja nuk mbërriti as në 1900 vota dhe është larg pragut prej 5 për qind të votave. PSD-ja kandidoi me vetëm 6 kandidatë.

“Rezultati zgjedhor nuk doli siç e pritëm. Por, në mes të dorëzimit e betejës, ne gjithmonë e zgjedhim betejën!” ka shkruar Molliqaj në Facebook tek ka postuar një video për ndjekësit. Aty ka thënë se beteja e PSD-së është që t’i bindë qytetarët në rrugëtimin politik të PSD-së.

“Ma shumë mund të themi që është refuzim për ta votuar Partinë Socialdemokrate sesa në vetvete rezultat i dobët”, ka thënë Molliqaj ndër të tjera në video.

MARKETING