Promovohet vepra e Sami Frashërit, çmohet lart kontributi i tij

Promovohet vepra e Sami Frashërit, çmohet lart kontributi i tij

Në 35 vjetorin e themelimit të Shtëpisë Botuese ‘’LOGOS A’’, u promovua vepra e Sami Frashërit. Kontributi i ideologut themelor të Rilindjes Kombëtare u vlerësua lart nga studiues e njohës të orientalistikës.

Kjo pasi në sallën e këtij dekanati, u bë promovimi i veprës së Sami Frashërit.

E të ftuarit i mirëpriti dekani i Fakultetit Filologjik, Abdullah Rexhepi.

“Dua t’ju shpreh edhe njëherë mirënjohjen për ardhjen tuaj këtu”, ka deklaruar ai.

Ndërsa ky promovim u bë në 35 vjetorin e themelimit të Shtëpisë Botuese LOGOS A.

“Në këtë botim që e kemi dmth në 35 vjetorin tonë e në 120 vjetorin e Samiut i kemi botu më shumë se 31 libra të Samiut. Të gjitha janë 60 por ende vazhdojmë të hulumtojmë”, ka thënë Husamedin Abazi nga Logos A.

Përmbajtjen e librit e elaboroi profesori Abdullah Hamiti.

“Fillohet me shkrimet e botuara në revistën Dituria me 1884-85 ku del në pah puna e Samiut për ngritjen arsimore – diturore që shpie tek përpjekja për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare”.

Ndërkaq për sinkronizimin identitar të Sami Frashërit u deklarua profesori Artan Puto.

“Ky kontribut i jashtëzakonshëm dhe në shumë raste udhëheqës dhe pionier në të dyja kulturat, atë turko-osmane dhe shqiptare kanë bërë që ai të shikohet si një nga liderët kulturor turk dhe shqiptar në të njëjtën kohë”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, më 27 shkurt 1879 në Stamboll, me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos dhe Pashko Vasës, u botua “Alfabetarja e gjuhës shqipe”.

Sami Frashëri ka botuar mbi 50 libra, në gjuhën shqipe, turke e arabe.

MARKETING