“Prodhimi i energjisë elektrike në EMV u rrit për 80% në muajin shkurt, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar”

“Prodhimi i energjisë elektrike në EMV u rrit për 80% në muajin shkurt, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar”

Në konferencën e sotme për shtyp, bashkëpunëtori për energjetikë Viktor Andonov, i prezantoi informacionet më të reja për gjendjen energjetike në vend.

“Në muajin shkurt të vitit 2023, nga kapacitetet e EMV-së dhe TEC Negotino janë prodhuar gjithsej 504,338 MWh energji elektrike dhe krahasuar me muajin shkurt për vitin 2022, kur prodhimi i energjisë elektrike ishte 280,353 MWh, paraqet një rritje prej 80%. Në dy muajt e parë të këtij viti, janar dhe shkurt, prodhimi i përgjithshëm i energjisë elektrike nga objektet e EMV-së dhe TEC Negotino është 1.065.689 MWh, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, kur ishte 714.362 MWh, dhe përfaqëson rritje prej 49%”, tha bashkëpunëtori Andonov.

Bashkëpunëtori Andonov tha se rritja e prodhimit vendor të energjisë elektrike ruan trendin e rritjes, është kyç për zbutjen e pasojave nga kriza energjetike, si dhe për krijimin e masave për mbështetjen e kategorive më të cenueshme të qytetarëve dhe ekonomisë.

“Sot ishim dëshmitarë edhe të nënshkrimit të grantit prej 80 milionë euro nga Komisioni Evropian, pikërisht për përballjen me krizës energjetike, të cilin e kishte paralajmëruar në tetor të vitit 2022 Kryetarja e Komisionit, Ursula Fon der Lajen. Komisioni Evropian dëgjoi kërkesat tona dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe miratoi fondet për të përballuar krizën energjetike në këtë pjesë të Evropës. Ekipi energjetik dhe ekonomik në Qeveri vazhdon të monitorojë në vazhdimësi situatën në të gjitha segmentet që nga prodhimi i çdo kilovat në orë, shpërndarja e deri tek efekti që ka energjia elektrike në çmimet përfundimtare të produkteve bazë dhe siç e keni parë, janë marrë masa plotësuese me një qëllim të vetëm – mbrojtja e standardit jetësor”, shtoi bashkëpunëtori Andonov.

Andonov e prezantoi bilancin ditor energjetik dhe tha se gjatë ditës së djeshme prodhimi i përgjithshëm vendor i energjisë elektrike ka qenë 15.111 MWh, prej të cilave 10.297 MWh janë prodhuar në termocentrale, ndërsa nga burimet e ripërtëritshme 4.814 MWh.

MARKETING