Presidenti francez: Paqja e qëndrueshme nuk mund të arrihet duke braktisur Ukrainën

Presidenti francez: Paqja e qëndrueshme nuk mund të arrihet duke braktisur Ukrainën

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme nuk mund të arrihet duke braktisur Ukrainën, transmeton Anadolu.

Duke ftuar për gjakftohtësi presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilët patën një përplasje të tensionuar verbale në Shtëpinë e Bardhë të premten, Macron u tha mediave franceze se nuk do të ishte në interesin e SHBA-së të heqin dorë nga Ukraina.

Presidenti francez pohoi se Washingtoni do të humbiste kapacitetin e tij për parandalimin gjeostrategjik kundër Rusisë dhe Kinës nëse nënshkruhet një armëpushim pa garanci sigurie për Ukrainën.

Komentet e Macronit erdhën pas grindjes së Zelenskyyt me Trumpin dhe nënpresidentin amerikan JD Vance në Zyrën Ovale.

Gjatë incidentit, Trump kritikoi qëndrimin e liderit ukrainas, ndërsa Zelenskyy shprehu pritjen e tij për mbështetje për vendin e tij.

MARKETING