Lideri suprem Khamenei: Irani do të vendosë se kur përfundon konflikti nëse “armiqtë rifillojnë sulmet”

Lideri suprem Khamenei: Irani do të vendosë se kur përfundon konflikti nëse “armiqtë rifillojnë sulmet”

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka thënë se Teherani do të përcaktojë “kohën dhe kushtet” për përfundimin e konfliktit “nëse armiqtë rifillojnë sulmet”, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

“Nëse armiqtë ndërmarrin sërish sulme ushtarake ose terroriste, janë forcat e armatosura të Republikës Islamike dhe populli iranian ata që do të përcaktojnë kohën dhe kushtet për përfundimin e tyre”, ka thënë Khamenei në një deklaratë të përcjellë nga transmetuesi shtetëror IRIB.

Deklarata u bë pas takimit të Khameneit me zyrtarë të lartë ushtarakë, raportoi transmetuesi.

Udhëheqësi suprem i Iranit ka udhëzuar komandantët e lartë që të japin “përgjigje të menjëhershme dhe efektive, pa kufizime gjeografike, ndaj çdo kërcënimi të mundshëm nga armiku”, thuhet në deklaratë.

Ai gjithashtu ka urdhëruar përditësimin e listës së objektivave për të siguruar që të gjitha asetet amerikane dhe izraelite të jenë “brenda rrezes së veprimit të forcave të armatosura”, thuhet më tej.

Deklaratat e Mojtaba Khameneit vijnë pasi zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Mohammad Akraminia, tha më herët të shtunën se rifillimi i luftës do të “përfshinte një zonë shumë më të gjerë” nëse presidenti i SHBA-së, Donald Trump, “ndërmerr një tjetër aventurë në rajon” përkrah Izraelit.

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë mbetur të larta që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme kundër Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar kundërpërgjigje iraniane në rajon.

Pavarësisht përpjekjeve të mëvonshme diplomatike dhe një memorandumi të nënshkruar nga Washingtoni dhe Teherani në qershor, tensionet kanë vazhduar lidhur me marrëveshjet e sigurisë dhe lundrimin nëpër Ngushticën e Hormuzit.

MARKETING