Presidenti Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile mund t’i përshkallëzojnë më tej tensionet në Detin e Zi

Presidenti Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile mund t’i përshkallëzojnë më tej tensionet në Detin e Zi

Sulmet ndaj anijeve civile mund të shkaktojnë përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në Detin e Zi, gjë që nuk është në interes të askujt, deklaroi të shtunën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, raporton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Gjatë takimit me Zelenskyn, i cili mbërriti më herët gjatë ditës në Stamboll për vizitë pune, të dy liderët diskutuan për përpjekjet e shtuara së fundmi për të garantuar sigurinë në Detin e Zi, tha Erdogan.

Presidenti turk shprehu gatishmërinë e Ankarasë për të bërë “çdo përpjekje të mundshme për të hapur rrugën drejt paqes” në Ukrainë.

Ai shtoi se kompanitë turke që kanë qëndruar në Ukrainë pavarësisht luftës, e cila nisi në vitin 2022, do të luajnë një rol të rëndësishëm në rindërtimin e vendit.

MARKETING