Presidenti Erdoğan është në detyrë me “forcë, shëndet dhe energji të madhe”

Presidenti Erdoğan është në detyrë me “forcë, shëndet dhe energji të madhe”

Shefi i komunikimit në Presidencën e Türkiye-s, Fahrettin Altun, ka hedhur poshtë pretendimet e pabaza për shëndetin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar se presidenti është në detyrë me “forcë, shëndet dhe energji të madhe”, raporton Anadolu.

“Ata (opozita) po përpiqen të fitojnë avantazhe politike përmes shtrembërimeve të pabaza edhe për gjendjen shëndetësore të presidentit tonë. Presidenti ynë është në detyrë me forcë, shëndet dhe energji të madhe”, tha Altun në një ngjarje në Istanbul.

Altun tha se kombi qëndron me liderin e tij, i cili punon me “përpjekje të pashtershme”.

Pretendimet erdhën pasi Erdoğan të martën ndërpreu një intervistë të drejtpërdrejt për shkak të një shqetësimi të stomakut.

“Kishte një punë intensive të fushatës dje dhe sot dhe për shkak të kësaj pune në fushatë, unë kisha një shqetësim të stomakut”, shpjegoi Erdoğan në intervistë.

Dje, Qendra e Drejtorisë së Komunikimeve për luftën kundër dezinformimit gjithashtu reagoi ndaj pretendimeve në disa llogari të mediave sociale se Erdoğan pati një “sulm në zemër është shtruar në spital”, duke theksuar se ato nuk pasqyrojnë të vërtetën.

Pas dhjetëra ngjarjeve të fushatës përpara zgjedhjeve të 14 majit në Türkiye, dje presidenti Erdoğan pauzoi programin e tij për të pushuar.

Sot më vonë, Erdoğan do të adresohet në mënyrë virtuale në ceremoninë e termocentralit bërthamor ‘Akkuyu’.

MARKETING