Prej sonte shi dhe erë veriore

Nën ndikimin e valës së lagësht në orët e natës dhe nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i freskët me reshje të përkohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe përkohësisht të shoqëruara me bubullima.
Do të fryjë erë e fuqishme veriore (mbi 60 kilometra në orë) e cila do të kushtëzojë uljen e dukshme të temperaturës ditore për pesë deri tetë gradë.
Të martën do të mbizotërojë mot i ndryshuehshëm me vranësira me kushte për shi të dobët lokal dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verilindor. Në ditët pastaj era do të dobësohet dhe do të jetë e qëndrueshme, po më freskët.