Prej nesër ngrin çmimi i pastave dhe produkteve të qumështit

Prej nesër ngrin çmimi i pastave dhe produkteve të qumështit

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot kumtoi se nga nesër ngrin çmimi i pastave dhe produkteve të qumështit. Me këtë vendim do të përfshihen makaronat, shpagetat, djathi i bardhë, qumështi, gjiza,…

Sipas Bekteshit, pastat do të lirohen për të paktën dhjetë për qind, ndërsa në krahasim me produktet e qumështit do të pritet që prodhuesit  deri nesër të përgatiten sepse, siç tha, disa  tashmë edhe vetë i ulin çmimet.

Ministri paralajmëroi se për këto vendime ai dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski me siguri nesër do të mbajnë brifing me gazetarët.

“Me siguri nesër në mëngjes do të ketë vendim për pastat dhe produktet e qumështit, me kryeministrin me siguri do të mbajmë brifing me gazetarët. Qytetarët të qëndrojnë të qetë, çmimet do të ulen jo vetëm të këtyre produkteve, ne në vazhdimësi do të vazhdojmë me të gjitha produktet ku analizat do të tregojnë se ka fitime më të mëdha ose marzhë nga ajo që është e rregullt”, theksoi ministri, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ngjarjes qeveritare për grantin nga BE-ja në vlerë prej 80 milionë euro.

Ai shtoi edhe se është në komunikim të përhershëm me prodhuesit e produkteve të qumështit, por edhe me prodhuesit e pastave.

Paraprakisht, Qeveria e ngriu çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë.

MARKETING