Prej nesër aplikim onlajn për regjistrim në shkollat ​​e mesme

Prej nesër aplikim onlajn për regjistrim në shkollat ​​e mesme

Për të optimizuar procesin e regjistrimit në shkollat ​​e mesme në vend, Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe këtë vit ofron shërbim digjital për aplikim elektronik.

“Aplikimi nuk do të zgjasë më shumë se 15 minuta. Regjistrimi i nxënësve do të bëhet përmes linkut në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me paralajmërim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre përdoruese në sschools.mk. Regjistrimi në sistem nuk do të kërkohet dhe identifikimi do të bëhet ekskluzivisht me llogaritë e përdoruesve në schools.mk. Udhëzimet për hyrjen në sistem dhe plotësimin e aplikacionit do të postohen me një link në faqen për login , kumton MASH.

Për regjistrimin e parë të nxënësve në periudhën e konkursit, portali do të jetë i hapur nga nesër, 10 qershor 2023, në orën 10:00. Nxënësit do të mund të plotësojnë aplikacionet (aplikimet) më së voni deri më 21 qershor 2023 deri në orën 15:00, pas së cilës sistemi do të mbyllet për aplikim onlajn nga nxënësit.

Gjatë periudhës derisa sistemi i aplikimit është i disponueshëm për nxënësit, ata do të mund të bëjnë përditësime, ndryshime dhe shtesa në aplikimet e tyre dhe të kenë një pasqyrë të numrit total të pikëve nga suksesi, pa pikët nga diplomat.

Vleresimi i diplomave dhe futja e pikeve nga diplomat kryhen nga komisionet e shkollave te mesme.

Lista preliminare e renditjes së nxënësve të regjistruar do të publikohet më 22 qershor 2023 në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës www.mon.gov.mk, gjegjësisht në https://e-uslugi.mon.gov.mk jo më vonë se ora 9.

Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më datë 22 qershor nga ora 12:00-19:00 dhe më 23 qershor nga ora 7:00-19:00, sipas orarit të përgatitur nga shkolla. 

MARKETING