Portugalia ngec ndaj Kongos në debutimin në Botërorin 2026, Ronaldo në “hije”

Portugalia ngec ndaj Kongos në debutimin në Botërorin 2026, Ronaldo në “hije”

Një tjetër rezultat surprizues është regjistruar në Kupën e Botës, teksa Portugalia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Kongos në ndeshjen hapëse të Grupit K, të zhvilluar në Houston..
Portugezët e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të. Pedro Neto dërgoi një krosim të saktë nga krahu dhe Joao Neves, me një goditje të bukur me kokë, e ndali topin në rrjetë për 1-0.
Kongo reagoi shpejt dhe në minutën e 11-të iu afrua barazimit me Yoane Wissa, por tentativa e tij përfundoi ngjitur me shtyllën. Loja vijoi me ritëm të qetë deri në fundin e pjesës së parë, kur afrikanët gjetën golin e merituar. Në kohën shtesë, Wissa shfrytëzoi një krosim të Arthur Masuaku dhe me kokë mposhti portierin portugez.
Në pjesën e dytë, Portugalia tentoi të rikthente avantazhin. Joao Cancelo dërgoi topin në rrjetë në minutën e 55-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Vetëm dy minuta më vonë, Kongo ishte shumë pranë golit të dytë, por goditja e Cedric Bakambu u ndal nga shtylla.

Cristiano Ronaldo pati dy mundësi të arta për të rikthyer epërsinë për skuadrën e tij në minutat 69 dhe 74, por nuk arriti të konkretizonte pas asistimeve të Francisco Conceicao. Edhe Kongo rrezikoi sërish në minutën e 77-të me Noah Sadiki, goditja e të cilit kaloi fare pranë shtyllës.

MARKETING