Polonia nuk e fton Orbanin në ngjarjen që pritet të mbahet për nisjen e mandatit të Presidencës në BE
Polonia vendosi të mos ftojë ambasadorin e Hungarisë në ngjarjen që pritet të mbahet të premten për nisjen e presidencës së Varshavës në Bashkimin Evropian, pasi Budapesti i dha azil një ish-zëvendësministri që është nën hetim për keqpërdorim të dyshuar të fondeve publike, tha një zyrtar i lartë.
Kryeministri hungarez Viktor Orban gjithashtu nuk ishte i ftuar në ceremoninë në Teatrin e Madh të Varshavës, tha zëvendësministrja për Çështjet Evropiane, Magdalena Sobkowiak-Czarnecka.
Varshava reagoi me zemërim kur Hungaria i dha azil politik muajin e kaluar Marcin Romanoëski, një ish-zëvendës ministër polak i drejtësisë, i cili u arrestua korrikun e kaluar si pjesë e hetimit për keqpërdorimin e fondeve publike.
Romanowski u lirua shpejt, pasi presidenti i një asambleje evropiane për të drejtat e njeriut tha se ai kishte imunitet si anëtar i trupit. Ish-ministri mohon akuzat ndaj tij.
“Kur i ftuam mysafirëy në galën tonë pothuajse një muaj më parë, ne ftuam të gjithë trupin diplomatik,” tha Sobkoëiak-Czarnecka në komentet televizive të premten.
“Por pas situatës me ministrin Romanowski, ministri (i Punëve të Jashtme) Sikorski vendosi që ambasadori hungarez nuk është një mysafir i mirëpritur sot në teatër”.
Kryeministri polak Donald Tusk dhe Antonio Costa, President i Këshillit Evropian, do të mbajnë fjalime në ceremoninë e inaugurimit të presidencës së Polonisë të Bashkimit Evropian, të cilën çdo shtet anëtar e mban për gjashtë muaj me rotacion, shkruan Reuters