Departamenti amerikan i Shtetit miraton shitjen e mundshme të armëve precize për Italinë

Departamenti amerikan i Shtetit miraton shitjen e mundshme të armëve precize për Italinë

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka bërë të ditur se ka miratuar shitjen e mundshme për Italinë të sistemeve të avancuara të armëve precize ajër-ajër APKWS-II (Guidance Section Single Variant Advanced Precision Kill Weapon System-II), si dhe të pajisjeve përkatëse, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Departamenti i Shtetit njoftoi se kostoja totale e parashikuar është 364 milionë dollarë.

“Shitja e propozuar do të përmirësojë aftësinë e Italisë për t’iu përgjigjur kërcënimeve aktuale dhe të ardhshme, duke forcuar mbrojtjen e territorit të saj dhe duke shërbyer si faktor parandalues ndaj kërcënimeve rajonale. Kjo aftësi e përmirësuar do të mbrojë Italinë dhe forcat tokësore aleate në rajon, si dhe do të përmirësojë ndjeshëm kontributin e Italisë në mbrojtjen e integruar ajrore dhe raketore të NATO-s”, theksoi departamenti.

Kontraktori kryesor do të jetë kompania BAE Systems, me seli në shtetin amerikan të New Hampshire.

MARKETING