Policia s’pushon të dielën, ka dënuar 881 shoferë

Policia s’pushon të dielën, ka dënuar 881 shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se në aksionin e policisë që u krye të dielën në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë gjobitur 881 shoferë, pasi ata kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, raporton SHENJA.

MPB sqaroi se 70 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa 14 automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar .

Në të njëjtën kohë, 484 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 397 jashtë qytetit.  MPB informoi se kontrollet e intensifikuara në trafik do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

MARKETING