Pochettino këtë javë nënshkruan me Chelsea

Pochettino këtë javë nënshkruan me Chelsea

Mauricio Pochettino do të jetë në Londër këtë javë për të nënshkruar kontratën me Chelsean si trajner i ri i saj, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Pas kontratës afatgjate deri më 2026, dy palët do të diskutojnë për planet e afatit kalimtar të verës, ku argjentinasi dëshiron të intervenojë në fazën e sulmit dhe të mesfushës, për t’i sjellur së paku dy përforcime në këto reparte.

Pikë diskutimi mbetet edhe Romelu Lukaku, të cilit i skadon huazimi tek Inter në qershor.

MARKETING