Playoff NBA, Denver “shuan” Lakers, Embid heroik përballë Knicks

Playoff NBA, Denver “shuan” Lakers, Embid heroik përballë Knicks

Lakers janë vetëm një humbje larg eliminimit nga faza playoff e këtij pasi përballë Denverit kanë shumë pak mundësi që të mbijetojnë. Skuadra e Nuggets ka dërguar serinë në 3-0 falë një tjetër paraqitje të madhe të katërshes magjike të formuar nga Jokiç, Mërri, Gordon dhe Porter Xhunior.

Në “Crypto.com Arena” të Los Anxhelosit për vendasit nuk mjaftoi paraqitja e mirë e Entoni Dejvis (33 pikë, 15 topa në tabelë) dhe e LeBron Xhejms (26 pikë dhe 9 asist). Të besuarit e Darvin Hem e kishin të vështirë që të limitonin kampionët në fuqi duke regjistruar humbjen e njëmbëdhjetë radhazi përballë tyre.

Tjetër histori rrëfen ndeshja në Filadelfia ku vendasit kanë mundur që të rihapin serine (2-1) përballë Nju Jork Knicks falë një performance heroike të Xhoel Embid. Afrikani ishte autor i 50 pikëve ndërsa Tajris Maksej e ndihmoi me 25 pikë dhe 7 asist.

MARKETING