Perla e Kane s’i mjafton Tottenhamit, Brentfordi ëndërron Europën

Perla e Kane s’i mjafton Tottenhamit, Brentfordi ëndërron Europën

Tjetër humbje për Tottenhamin, që rrezikon pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm. Spurs u mpostën 1-3 me përmbysje nga Brentfordi, që ka fituar katër nga pesë takimet e fundit në Premier League.

Harry Kane kaloi vendasit në avantazh falë një eurogoli në minutën e tetë. Kapiteni gjeti trekëndëshin e portës kundërshtare falë një goditjeje fantastike me të djathtën.

Brentfordi zhvilloi një pjesë të dytë fantastike. Bryan Mbeumo shënoi dy herë brenda 12 minutave, ndërkohë që skuadra udhëtuese vulosi suksesin me “tris” falë golit të Yoane Ëissa dy minuta përpara fundit.

Richarlison u ndal nga portieri dhe shtylla në minutat shtesë, teksa presioni i Tottenhamit nuk solli më gola. 62 gola të pësuar dhe mbrojtja e gjashtë më e dobët në kampionat për Tottenhamin.

Festojnë nga ana tjetër djemtë e danezit Thomas Frank. Brentfordi është ngjitur në vendin e nëntë me 56 pikë, duke hedhur kandidaturën për një biletë europiane.

MARKETING