Për shkak të borës, Ndihma e shpejtë në Shkup ka pasur 254 intervenime
Për shkak të borës dhe paraqitjes së ngricave, prej 11 janarit e deri dje, Ndihma e shpejtë e Shkupit ka pasur gjithsej 254 intervenime.
Mjeku Rihad Rexhepi, shef turni në Ndihmën e shpejtë mjekësore, për MIA-n deklaroi se në këto 254 intervenime ka pasur edhe aksidente, qytetarë të lënduar të cilët janë rrëzuar duke rrëshqitur në akull, persona në gjendje të alkoolizuar të cilët kanë marrë lëndime, por edhe disa me lëndime nga përleshjet fizike.
“Janë evidentuar gjashtë intervenime për shkak të rrëzimit në borë, njerëzit kanë lënduar këmbë, kokë … Të mos dilet pa nevojë, kjo sidomos vlen për glmijët dhe më të moshuarit. Çdoherë të respektohen këshillat nga LAMM. Automjetet të drejtohen me kujdes, të mbahet pajisja dimërore, të mos tejkalohet shpejtësia e lejuar”, apelon mjeku Rexhepi.