Pendarvoski dekreton ligjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D

Pendarvoski dekreton ligjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, ka nënshkruar 5 ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D. Ai ka thënë se dilemë ka pasur në Ligjin për Marrëdhënie Pune dhe se është konsultuar me ekspertë dhe ish gjykatës, pas çka ka marrë vendim për nënshkrimin e Dekretit.

“Teksti i ri i ligjit nuk e përmban formulimin 60 orë pune në javë. Ditëve të fundit kam bërë një varg konsultimesh në lidhje me kushtetueshmërinë të tekstit të ri të ligjit me ekspertë të së drejtës së punës, me ish gjykatës të Gjykatës Kushtetuese dhe me këshilltarët në kabinetin tim. Pas përmbledhjes së mendimeve të ndryshme mora vendim ta nënshkruaj dekretin për miratimin e këtij ligji dhe 4 ligjeve tjera”, deklaroi Pendarovski.

 

MARKETING