Pas Champions League, sot jepen verdiktet edhe në gjysmëfinalet e Europa e Conference League

Pas Champions League, sot jepen verdiktet edhe në gjysmëfinalet e Europa e Conference League

Pas Ligës së Kampioneve, mbrëmjen e kësaj të enjteje do të mësohen edhe çiftet finaliste të dy kompeticioneve të tjera të UEFA, Europa dhe Conference League teksa do të luhen ndeshjet e kthimit në gjysmëfinale të tyre.
Në Europa League është dueli mes dy klubeve angleze Aston Villa dhe Nottingham Forest. Ky i fundit ka një avantazh të lehtë teksa ka fituar sfidën e parë 1-0, por ky rezultat lë gjithçka të hapur për sfidën që do të luhet në Villa Park me skuadrën nga Birmingham që do të kërkojë të përmbysë gjithçka.

Në gjysmëfinalen tjetër, Freiburgu do të presë në Gjermani Bragën. Skuadra portugeze fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 2-1 vetëm në sekondat e fundit të sfidës, por gjithsesi asgjë nuk është e sigurt se cila prej këtyre dy skuadrave do të shkojë në finalen e Stambollit. Avantazhi është për Bragën, por Freiburgut i mjafton vetëm 1 gol për ta çuar ndeshjen në shtesë, pra gjithçka është e hapur.
Në Conference League, Rayo Vallecano do të udhëtojë drejt Francës për ndeshjen me Strasbourg. Skuadra ku aktivizohet mbrojtësi kuqezi, Ivan Balliu shkon me avantazhin 1-0 të ndeshjes së parë, por edhe këtu ashtu sikurse edhe në dy gjysmëfinalet e Europa League, asgjë nuk është e sigurt dhe çështja e kualifikimit për në finalen e Leipzigut është mëse e hapur.

E vetmja ndeshje ku ka një skuadër që duket shumë pranë finales është ajo mes Crystal Palace dhe Shakhtar Donetsk. Skuadra londineze javën e kaluar mori një fitore me peshë në transfertë ndaj skuadrës ukrainase me rezultatin 3-1 por futbolli shpesh ka rezervuar supriza dhe kushedi se çfarë mund të ndodhë këtë mbrëmje.

MARKETING