Pas Ademit dhe Demirit edhe Suhejl Muharemi i jep fund qëndrimit te Rabotniçki
Pas Ademit dhe Demirit edhe Suhejl Muharemi i jep fund qëndrimit te Rabotniçki
Pas largimeve të Ermedin Ademit dhe Besir Demirit, një tjetër futbollist i ka dhënë fund bashkëpunimit me Rabotniçkin. Bëhet fjalë për Suhejl Muharemin, i cili nuk do të jetë më pjesë e skuadrës shkupjane pas përfundimit të aventurës së tij te “romantikët”.
Sulmuesi anësor iu bashkua Rabotniçkit gjatë afatit kalimtar të dimrit, pasi pjesën e parë të sezonit e kishte zhvilluar me Shkupin. Në gjashtë muajt e kaluar, Muharemi ishte një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në repartin ofensiv.
Me fanellën e Rabotniçkit, shkupjani zhvilloi 13 ndeshje si titullar, duke realizuar 8 gola dhe 2 asistime. Në total, ai e mbylli sezonin me 10 gola të shënuar, duke konfirmuar formën e tij të mirë.
Gjatë karrierës së tij, Suhejl Muharemi ka qenë pjesë edhe e Feronikelit, Struga Trim Lumit, Skenderbeut dhe Renovës, ndërsa tani mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën në sezonin e ardhshëm.

