Pas 102 vitesh hapet xhamia në Selanik, kryhet riti i faljes së Fitër Bajramit

Pas 102 vitesh hapet xhamia në Selanik, kryhet riti i faljes së Fitër Bajramit

Pas 102 vitesh, është hapur në Greqi xhamia Yeni, e cila deri më sot ishte përdorur si hapësirë ​​ekspozite e Galerisë së Arteve komunale, u rihap sot. Autoritetet në Selanik e hapën xhaminë duke i dhënë mundësinë për të falur namazin besimtarëve myslimanë, të cilët sot festojnë Fiter Bajramin pas përfundimit të muajit të agjërimit.

Në orët e para të mëngjesit, në xhami u mblodhën një numër i madh besimtarësh për të falur namazin, ndërsa masat e policisë greke në zonë dhe perimetrin e objektit ishin shtuar. Oficerë policie qëndronin në hyrje të xhamisë duke kryer edhe kontrolle mes besimtarëve.

Vendimi i rrallë për Greqinë ortodokse, u mor nga Sekretariati i Përgjithshëm i Feve dhe lutja e parë filloi në orën 07:30, nga Imami egjiptian Taha Apdelgalil, shtetas grek dhe anëtar i komitetit fetar të Xhamisë Islame të Athinës.

MARKETING