Parshikimi i motit
Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 10, kurse maksimalja do të arrijë nga 21 deri në 27 gradë Celsius.
Moti i qëndrueshëm dhe i thatë megjithatë nuk do të zgjasë shumë. Tashmë nga mesi i javës së ardhshme priten sërish reshje shiu.
Ndryshimi i motit do të fillojë ditën e mërkurë, më 1 maj, kur pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullima të rralla. Më shumë jostabilitet me reshje shiu dhe shtrëngata të shpeshta pritet të enjten.