Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri 5, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 7 deri 14 gradë celsius.
Në periudhën e ardhshme moti do të jetë me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të jenë në rritje për disa gradë.