Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Nën ndikimin e valës së lagësht, sot dhe nesër do të ketë reshje shiu.

Sot do të jetë mot kryesisht i vrenjtur herë pas here reshjet do të jenë më të bollshme dhe të rrëmbyeshme, sidomos nga fundi i ditës dhe gjatë natës kah të hënën (në vende mbi 20 l/m2) dhe do të pasohen me paraqitje lokale të bubullimave të rralla.
Do të fryjë erë e fortë jugore (mbi 60 km/h).

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 11 deri në 17 gradë.

Edhe të martën në mëngjes do të ketë reshje lokale të dobëta shiu. Më pas pason një periudhë moti stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit.

MARKETING