Para dhe mjete të palejueshme! Policia bastisë burgun e Idrizovës (VIDEO)

Para dhe mjete të palejueshme! Policia bastisë burgun e Idrizovës (VIDEO)

Policia ka njoftuar se ditën e sotme, Departamenti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz dhe Departamenti për operacioni speciale policore, nën udhëheqje të Prokurorit kompetent Publik nga Prokuroria e Shkupit, kanë zbatuar një aksion në burgun e Idrizovës.
“Në drejtim të veprimit parandalues, si dhe pengimin e kryerjes së veprave penale në institucionet ndëshkuese, ndërsa si rezultat i thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, janë kryer bastisje në burgun e Idrizovës me qëllim gjetjen e mjeteve të ndalueshme tek persona të dënuar, të cilët po vuajnë dënimin e burgut”, thonë nga policia.
Ata kanë shtuar se gjatë aksionit janë gjetur shuma të mëdha të parave dhe mjeteve tjera të palejueshme. /SHENJA/

MARKETING