Paga minimale do të jetë 20.175 denarë

Paga minimale do të jetë 20.175 denarë

Qytetarët do të marrin pagë minimale për 2.175 denarë më të lartë që me pagesën e pagave në muajin mars. Paga minimale do të jetë 20.175 denarë.
Momentalisht vijon Këshilli Ekonomiko-Social, ku përmes dialogut me sindikatat dhe punëdhënësit, vitin e kaluar u dakorduam për një zgjidhje sistematike dhe një Metodologji të re për rritjen e vazhdueshme të pagës minimale.
Është rezultat i kujdesit të Qeverisë për të gjitha kategoritë e qytetarëve. Të sigurojmë një standard të vazhdueshëm të qëndrueshëm jetese dhe të mbështesim fuqinë blerëse të qytetarëve tanë.
Kjo është e vetmja rrugë dhe mënyrë e drejtë për të garantuar drejtësinë dhe drejtshmërinë sociale – madje edhe në kohë krize ekonomike globale të paraprirë nga kriza shëndetësore e shkaktuar nga pandemia.
Pas vitit 2017, kujdesi për vlerësimin e punës së punëtorëve u bë prioritet i Qeverisë dhe për këtë arsye u gjet zgjidhje për rritje sistematike të pagave, e cila e dyfishoi pagën minimale për vetëm gjashtë vjet dhe tani arrin në 20.175 denarë.

MARKETING