Olympiacos shkruan historinë, bëhet skuadra e parë greke që fiton një trofe evropian

Olympiacos shkruan historinë, bëhet skuadra e parë greke që fiton një trofe evropian

Olympiacos ka shkruar historinë duke triumfuar për herë të parë në Ligën e Konferencës.

Ata të mërkurën në mbrëmje e mposhtën Fiorentinën, me rezultat 1-0, për t’u bërë skuadra e parë greke që triumfon në një garë evropiane.

Pjesa e parë u mbyll me disa raste të krijuara nga dy anët por që mungonte konkretizimi. E njëjta gjë u përsëritë edhe në pjesën e dytë dhe takimi shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

U desh minuta e 115-të që të shënohej goli i parë në këtë përballje, dhe atë e realizoi El Kaabi, i cili doli që të jetë heroi i këtij takimi.

Për Fiorentinën kjo është humbja e dytë në një finale të këtij kompeticioni, pasi në vitin e kaluar u mposhtën nga West Hami.

MARKETING